Flash News

KRYESORE

Shitja e universitetit New York, Nard Ndoka: Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk!

Shitja e universitetit New York, Nard Ndoka: Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar pas lajmit që Universiteti New Your në Tiranë u ble nga një kompani turke e lidhur me Presdientin Erdogan.

Në reagimin e tij, Ndoka i referohet shtimit të influencës turke në Shqipëri e Kosovë, e shtrirë në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Sipas Ndokës, strategjia turke po pranohet si nga Rama ashtu edeh nga Thaçi.

“Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë.

Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!

Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk!

Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!”, shkruan Nard Ndoka.

Të fundit