Flash News

KRYESORE

Shkak helmimi i spiunit, Ditmir Bushati: I dëbuam rusët në koordinim me NATO-n; kemi pasur më herët informacione

Shkak helmimi i spiunit, Ditmir Bushati: I dëbuam rusët në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka konfirmuar se vendimi për përjashtimin e dy diplomatëve rusë nga Tirana, ka ardhur si pasojë e helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për ‘Top Channel’, Bushati theksoi se ky vendim është marrë në koordinim me NATO-n.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. E kemi thënë disa herë, siç na e kanë bërë me dije edhe partnerët ndërkombëtarë çështjen e linkzimit e politikës sonë të jashtme me këto organizma. Tanimë kemi kaluar në një fazë tjetër, atë të koordinimit të veprimeve me partnerët tanë në NATO, dhe ky është një veprim i koordinuar me to, në përgjigje të zhvillimeve të fundit, sidomos pas rastit që u bë publik në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Bushati.

Ministri Bushati tha se për aktivitetin dy diplomatëve të dëbuar kishte patur më herët informacione nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe institucionet e tjera.

“Natyrisht, Shqipëria është një vend që ka qartësi strategjike për sa i përket sidomos vlerave dhe parimeve kryesore Euro-Atlantike. Ka pasur në të shkuarën qëndrime që janë shprehur në rrugë zyrtare, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga struktura të tjera shtetërore. Por mund t’ju them se 48 orët e fundit ka pasur një koordinim brenda NATO-s, edhe me partnerë të rëndësishëm, anëtarë të BE, mbi format dhe mënyrat se si mund t’i përgjigjeshim asaj çka u bë publike në Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas provave paraprake flitet qartë për implikime nga ana e palës ruse”, është shprehur Bushati.

Sa i përket kundërpërgjigjes nga Moska, Bushati tha se, “duhet që të presim me qetësi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”.

Dëbimi i diplomatëve, Moska: Ky hap jomiqësor nuk do të kalojë pa u vënë re, ne do të reagojmë

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Ngjela: Ambasadori është kukull përpara dy të dëbuarve. Ky është shteti tjetër i fuqishëm që ka ndërhyrë në punët e Shqipërisë

Të fundit