Flash News

KRYESORE

“Shkak i zjarrit në Notre Dame ishte flamuri i Kosovës”, Ambasadori francez në Serbi: Ndjej neveri nga këto “lajme”

“Shkak i zjarrit në Notre Dame ishte flamuri i Kosovës”,

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave serbe, të cilat shkruan se Notre Dame u dogj për shkak se atje ishte ngritur flamuri i Kosovës.

Mondoloni u shpreh se raportime të tilla nga mediat serbe janë skandaloze. Ai theksoi se ndjen një neveri të thellë ndaj atyre që botojnë të tilla “lajme”.

“Deklaratat në tabloidet serbe janë skandaloze. Më lëndon thellë dhe përbuz njerëzit që arrijnë të merren me të tilla gjëra. Kjo nuk është Serbia me të cilën jam njohur në 18 muaj që kam qëndruar këtu”, tha ambasadori i Francës në Serbi.

Të fundit