Flash News

KRYESORE

Shkaktarët e rrëzimit të Vllaznisë, lojtari shkodran identifikon 'puçistin'

Shkaktarët e rrëzimit të Vllaznisë, lojtari shkodran

Ish-mesfushori i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina që aktualisht aktivizohet me Laçin ka folur rreth shkaqeve që çuan në rënien e kuqebluve nga Kategoria Superiore në 100-vjetorin e themelimit. Për 31-vjeçarin, personi i vetëm që ka ndikuar në rrëzimin e ekipit është ish-trajneri Ernest Gjoka, të cilin e cilëson si të paapaftë

“Unë e kam njohur shumë mirë atë person dhe shumë njerëz në janar kur kam folur më kanë kritikuar, më kanë paragjykuar që ky ka ikur nga Vllaznia po flet keq për stafin dhe lojtarët që po vijnë. Kam thënë se ky trajner të ketë kujdes me lojtarët që po sjell sepse gjysma nuk janë për Vllazninë. Fjalët e mia janë të dokumentuara. Njerëzit ndoshta nuk kanë besuar. Po shihja lojtarët dhe i kam njohur, pasi në kampionatin shqiptarët luajnë. Ka disa vite që luaj këtu dhe të paktën Gjoka nuk ka luajtur sport sa unë. Unë ndoshta mundem ta njoh më shumë futbollin se ai. Nuk mundet të bëjë çfarë të dojë, sidomos me Vllazninë, që është më e madhe se kushdo. Jam kurioz kush e ka sjellë dhe kush i ka dhënë aq dorë të lirë? Formacioni nuk ndryshohej asnjë ndeshje, edhe pse Vllaznia humbiste”, ka deklaruar Shtubina.

Gjoka u dorëhoq nga drejtimi i ekipit dy javë para përfundimit të kampionatit, pas humbjes 2:0 ndaj Partizanit në kryeqytet teksa mënyra e largimit të tij u konsiderua si një shenjë tradhtie ndaj skuadrës.

Të fundit