All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shkaktoi reagime të shumta me deklaratën e tij, Majko përpiqet sot të qetësojë socialistët

Shkaktoi reagime të shumta me deklaratën e tij, Majko përpiqet
All - Paragraf - 1

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko bëri dje një deklaratë që shkaktoi reagime të shumta, pasi u interpretua si një paralajmërim për një koalicion të mundshëm me PD-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

All - Paragraf - 3

Majko tha në mitingun e Tiranës se ngjyra mavi është bashkim i blusë me të kuqen, por sipas tij kjo “metaforë” ka krijuar keqkuptime. Ai sqaron se nuk vendosin shortet dhe ngjyrat për çështjet politike, por vota e qytetarëve.

Reagimi i Pandeli Majkos:

Lexova disa interpretime në media pas mitingut të Tiranës dje. Fakti që gjatë fjalës sime kisha vënë në dukje se ngjyra e rilindjes është bashkimi i blusë me të kuqen… është trajtuar si “metaforë” e një kualicioni të mundshëm mdis PS dhe PD, pas zgjedhjeve. Kjo paska sjellë sot edhe një reagim të kryetarit të PD-së Basha…

Bashkëqeverisjet janë produkte dhe jo ngjyrosje. Jetojmë në kohë keqkuptimesh. Sot, ngritja e dy gishtave nuk është shënjë dalluese e demokratëve… Ajo të fton të votosh numrin dy në fletën e votimit. Dhe kjo nuk është një thirrje për kualicion. Atë e vendosi shorti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shortet dhe ngjyrat nuk janë cështje politike sot. Vota po! Ajo vendos!

Të fundit