Flash News

KRYESORE

Shkaqet e aksidentit në autostradë, policia shoqëron gazetaren Mira Kazhani

Shkaqet e aksidentit në autostradë, policia shoqëron gazetaren

Policia ka dalë me një njoftim zyrtat në lidhje me aksidentin ku u përfshi gazetarja Mira Kazhani, e cila përplasi një këmbësor në autostradën Tiranë- Durrës disa orë më parë.

Policia dyshon se këmbësori i plagosur dhe i paidentifikuar deri më tani, ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostratës, ndërkohë që gazetarja Kazhani ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, ku po pyetet lidhur me rrethanat e askidentit.

“Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., (Ermira Kazhani) është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit. Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë”, sqaron policia.

Të fundit