Flash News

KRYESORE

Shkarkim, rrëzime, akuza për evazion fiskal edhe 1 vit burg me kusht për Mourinho-n

Shkarkim, rrëzime, akuza për evazion fiskal edhe 1 vit burg me kusht

Kohët e fundit, trajnerin Jose Mourinho, po "përndiqet" nga tersi duke e bërë portugezin të kalojë një periudhë të vështirë.

Gjithçka nisi me shkarkimin e tij nga Manchester United, më pas rrëzimi komik në ndeshjen e hokejit e bëri 56-vjeçarin "meme" në rrjetet sociale dhe së fundmi po përballet me akuzat për evazion fiskal.

Ekipi ligjor i Mourinho ka arritur një pakt me hetuesit për një vit burg me kusht dënim nga i cili nuk do të vuajë asnjë ditë në qeli.

Ai do të paguajë gjithashtu 2 milionë Euro gjobë për shmangien e taksave në Spanjë, në kohën kur ishte trajner i Realit të Madridit. Organet fiskale spanjolle hapën çështjen për shkak se portugezi nuk deklaroi fitimet e majme nga e drejta e imazhit në vitin 2011 dhe 2012.

Sipas detajeve që japin në Spanjë, akordi mes autoriteteve fiskale dhe Jose Mourinho, përfshin edhe konvertimin e dënimit me burg në një gjobë të majme. Akordi duhet të certifikohet nga një gjykatës në Madrid.

Ky është vetëm vendimi i fundit nga drejtësia iberike për një personazh të njohur në futboll. Vetëm pak javë më parë Cristiano Ronaldo u dënua me dy vjet burg me kusht dhe 18 milionë Euro gjobë për të njëjtat akuza, evazion fiskal.

Të fundit