Flash News

KRYESORE

Shkarkime masive tek Burgjet, ministrja e Drejtësisë publikon shifrat

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve është hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar.

Në një tabelë të publikuar nga ministrja Gjonaj në rrjetin social Facebook, thuhet se 130 punonjës të policisë së burgjeve janë me rekorde penale dhe do të largohen ndërkohë që 70 punonjës të tjerë janë në papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës.

“Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht”, shkruan Gjonaj.

 

 

Të fundit