Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në administratë/ E thotë LSI-ja: Oligarkia është në grahmat e fundit, drejtorët do rikthehen në detyrë më 26 qershor

Shkarkimet në administratë/ E thotë LSI-ja: Oligarkia

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar të qetësojë drejtorët e saj në administratë dhe t’u japë atyre siguri se nëse shkarkon për shkak të pjesëmarrjes në fushatën elektorale, do i rikthejë sërish në punë më 26 qershor.

Deputetja Kejdi Mehmetaj e konsideroi marrëveshjen PS-PD si të errët, e cila po përdoret për hakmarrje dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës.

Mehmetaj ka bërë një deklaratë të guximshme kur u shpreh se oligarkia në Shqipëri është në grahmat e fundit.

"Task Forca e drejtuar nga zv.ministrja Ledina Mandija po bën shkelje flagrante të ligjit dhe në mënyrë arbitrare ka nisur një hakmarrje dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës. Nga radhët e LSI nuk është përfshirë asnjë ministër dhe punonjës në fushatë. Është një skenar i errët prej marrëveshjes së errësirës. Ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes ndaj njerëzve të fushatës elektorale. Të shkarkuarit do të rikthehen në detyrë më 26 qershor. Oligarkia është në grahmat e fundit, ne jemi force e parë", tha deputetja e LSI-së.

Të fundit