Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në kabinetin qeveritar, reagon Kryemadhi: Unë si doktoreshë të tregoj pse sot ra qeveria e Surrelit

Shkarkimet në kabinetin qeveritar, reagon Kryemadhi: Unë si

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkarkimit të 7 ministrave dhe zv.kryeministren në qeverinë “Rama 2”.

Në një konferencë për shtyp, ajo i drejtohet Ramës se pse sipas saj sot nuk u bënë ndryshime në qeveri, por ajo ra.

Deklarata e Kryemadhit:

Sot ra qeveria e Surrelit. Ra se asnjëherë nuk përmend sa shumë taksa paguajnë shqiptarët, por ulëret sikur ka bërë uljen më të madhe të taksave.

Është rënie e qeverisë nga skandalet korruptive, vetëm me një tender Rama vjedh 40 mln euro, por po të ketë drejtësi shqiptarët do shikojnë skandale pa fund sa miliona vidhen me afera korruptive, që janë kthyer në lavatrice të pastrimit të parave të trafikut të drogës.

Ra se ky përmend vendet e punës të formalizuara të ekonomisë shqiptare, por i bën gabim se me llogaritje të thjeshtë të matematikës më të thjeshtë që të hapësh 300 mijë vende pune duhet që rritja ekonomike jo 4%, por minimumi 10%.

Unë si doktoreshë ta shpjegoj shumë mirë, 300 mijë vende pune duhet që rritjen ekonomike ta kesh 10%, fiksoje në tru.

Ra se vazhdon të gënjesh se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur, por sipas INSTAT konsumi në 90% e shqiptarëve është ulur. Qeveria ra, por duhet të biesh edhe ti sepse shqiptarët e kanë të domosdoshme.

Bashkohuni në protestën në orës 17 me shqiptarët nga diaspora. Sot janë fatet e Shqipërisë në diskutim.

Të fundit