Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në shëndetësi, reagon PD: Rama nuk ka çfarë ti bëjë gomarit dhe i bie samarit

Shkarkimet në shëndetësi, reagon PD: Rama nuk ka

Pas takimit që kryeminstri Rama zhvilloi me drejtorët e spitaleve dhe të Shëndetit Publik, ku iu dha ultimatum që deri ditën e nesërme të paraqesin dorëhqejen e tyre, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike. Është deputeti demokrat Tritan Shehu i cili nëpërmjet një statusi në facebook ironizon kreun e qeverisë, duke iu referuar me shprehjen “Nuk ka çfarë t’i bëje gomarit dhe i bie samarit”

Statusi i plotë:

“Z.RAMA SOT PER SHENDETESINE: "NUK KA CFARE T'I BEJE GOMARIT DHE I BIJE SAMARIT"!

"Gomari" eshte reforama ne shendetesi e nisur nga Rilindja kater vite me pare nen devizen "Shendetesi Falas", politizim ekstrem i sistemit dhe i drejtuesve te tij, varferi e tejskajeshme e shendetesise sone, denigrimi i mjekeve e i personelit etj.- keto jane shkaqet kryesose te ketij deshtimi qiklopik ne shendetesi, te cilin edhe vete Kryeministri e konfirmoi sot.

"Samari" jane keta drejtore mjerane te spitaleve qe u shkarkuan sot, duke u etiketuar pa drejtesisht si shakataret e deshtimit, kur ne te vertete jane vecse produkti i politikave deshtuese te aplikuara prej vete Z.Rama.

Mjerane, sepse asnje nga ata nuk pati kurajon te rebelohet ndaj ofendimit qe ju be; ndoshta duke i quajtur si shkak i deshtimit te nje sistemi te tere, ju duk vetja te rendesishem per nje cast.

KETO ISHIN DISA NGA PERCEPTIMET E MIA PREJ KESAJ CEREMONIE TE SOTME, QE NGJANTE ME NJE VAKI TE ASAJ REFORME TE DESTINUAR TE VDISTE QE DITEN QE LINDI, PER VETE ABSURDITET E HAPESIRAT KORUPTIVE MBI TE CILAT U NDERTUA”.

Të fundit