Flash News

KRYESORE

Shkarkimet/ Rama “shkundi” kabinetin qeveritar, kush janë ministrat që i shpëtuan ‘gijotinës’

Shkarkimet/ Rama “shkundi” kabinetin qeveritar, kush janë

Kryeministri Edi Rama “shkundi’ kabinetin qeveritar, duke shkarkuar shtatë ministra dhe zëvendëskryeministren, Senida Mesi.

Vendimet për ndryshime në qeveri Rama i lajmëroi, ashtu siç ishin përfolur prej ditësh edhe në media, u njoftuan nga vetë Rama, në punimet e Asamblesë Kombëtare.

Ministrat e shkarkuar sot janë:

Ministrja e Arsimit, Linidta Nikolla

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ministre e Sipërmarrjes, Sonila Qato

Zv.kryeministrja Senida Mesi

Por, cilët janë ministrat që i shpëtuan “furtunës” së shkarkimeve nga Rama. Ata që i shpëtuan janë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe Sandër Lleshaj, ministri i sapoemëruar i Brendshëm.

Kujtojmë se për ministrat Manastirliu dhe Klosi, Rama u dha ultimatume se nëse nuk do të ketë rezultate në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, parashikohen të shkarkohen edhe ata pas 6 muajsh.

Të fundit