Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkarkimi i 8 drejtorëve të Burgjeve, kundërpërgjigja e tyre do kushtojë shtrenjtë
Ministria e Drejtësisë njoftoi padi penale për tetë drejtues burgjesh të shkarkuar në tetor, por ndërsa kjo padi ende nuk është bërë, janë drejtorët e shkarkuar që pretendojnë dëmshpërblim për largim të pamotivuar nga detyra.
Në konferencën e parë për shtyp, në fillim të tetorit, ministrja e re Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi se kishte urdhëruar shkarkimin e 8 drejtorave të burgjeve në Rrogozhinë, Lushnjë, Peqin, Sarandë, Lezhë, Berat, Durrës, Lushnjë dhe Tepelenë.
Gjonaj argumentoi se shkarkimet vinin si pasojë e cënimit të sigurisë kombtare dhe abuzimit me detyrën të drejtorave. Ajo tha se ndaj drejtorave të shkarkuar ka bërë kallëzim penal në prokuroritë respektive për “Shpërdorim detyre”.
Por ish-deputeti i PS-së Arben Çuko, i cili ka marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas zgjedhjeve të qershorit, i tha BIRN sëfundmi se deri tani nuk është kryer asnjë kallëzim penal ndaj 8 të shkarkuarve. Ky proces sipas tij “është në fazën e verifikimeve”, por s’ka asnjë kallëzim kundër ish-drejtorave në prokurori.
Përballë kësaj, të paktën dy nga drejtuesit e shkarkuar i thanë BIRN, se po bënin gati letra të tjera, për të paditur ministrinë dhe marrë dëmshpërblim, duke e konsideruar vendimin e ministres të paligjshëm dhe të pamotivuar.
Ministrisë së Drejtësisë i mbetet tashmë detyrimi të provojë motivacionin për shkarkimin e tetë zyrtarëve të lartë në burgje. Shkarkime të ngjashme më herët, të pamotivuara prej drejtuesve të institucioneve në vend, i kanë kushtuar, siç gjeti BIRN në dy investigimet të viteve 2015 dhe 2016, disa miliona euro buxhetit të shtetit.
Megjithëse është një prej hallkave më delikate të qeverisjes, shkarkimet dhe emërimet politike në administratën e burgjeve nuk janë të panjohura. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u përfshi në paktin politik mes Ramës dhe Bashës në pranverë të këtij viti, pikërisht për shkak të dyshimeve nga opozita se administrata e tyre mund të përdorej politikisht gjatë fushatës. Aktualisht Shqipëria ka 23 IEVP ose burgje, në të cilat shërbejnë rreth 4 mijë persona në stafin civil dhe atë të sigurisë së burgjeve.
Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ishte nën drejtimin e një personi që caktohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kontrollonte edhe Ministrinë e Drejtësisë gjatë koalicionit mes PS dhe LSI. Ai u shkarkua pas marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës para zgjedhjeve.
BIRN në një investigim gjatë fushatës zgjedhore zbuloi se dyshimet për përdorim politik të admninistratës së burgjeve kishin bazë, ndërsa përfaqësues të LSI kishin premtuar vende pune në administratën e burgut të Reçit, një institucion që ende nuk ishte hapur.
Nga ana e tyre dy drejtuesit e shkarkuar me të cilët BIRN komunikoi, ish-drejtori i burgut të Peqinit Eugen Salla dhe ai i Rrogozhinës Afrim Zeqiri, edhe pse nuk e cilësuan largimin politik thanë se nuk kishin marrë asnjë motivacion dhe se po bënin gati padinë ndaj ministrisë.
Drejtori i shkarkuar i burgut të Peqinit Eugen Salla i tha BIRN se i është komunikuar urdhëri i lirimit nga detyra, një ditë pasi ministrja kishte njoftuar shkarkimin e tij publik në media. Salla shton se urdhëri nuk ka asnjë motivacion siç pretendohet nga ministria për cënimin e sigurisë së burgut.
“Nuk mund të them që shkarkimi im ka qënë politik, pasi se kam të shkruar një motivacion të tillë. Kam shërbyer me shumë përkushtim. Tashmë jam në fazën e shikimit të çështjes, me qëllim nisjen e proceura ligjore për dëmshpërblim,” tha Salla.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe drejtori i shkarkuar i Burgut të Rrogozhinës Afrim Zeqiri, i cili ishte pjesë e listës së të shkarkuarve nga ministrja Gjonaj.
“Më është komunikuar një vendim për shkarkim pa asnjë lloj motivacioni. Unë gjatë kryerjes së detyrës s’kam cënuar sigurinë e burgut, siç deklaroi në shtyp ministrja. Pasi jam njohur me urdhërin e lirimit i jam drejtuar me një shkresë ministrisë së drejtësisë, ku kërkoj të më japin motivacionin dhe shkaqet e shkarkimit tim,” tha për BIRN Zeqiri. Zeqiri thotë se deri tani nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, megjithëse ka kaluar afati ligjor.
Nga ana e tij ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxhaj, i cili u emërua në këtë detyrë për disa muaj pas paktit për qeverisje teknike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha,u duloi në krah drejtorëve dhe shprehu dyshimin se vendimet ishin subjektive.
“Ministrja ka vepruar me subjektivizëm dhe me dy standarte ndërsa shkarkon drejtorët e IEVP për shkelje në detyrë, personat përgjegjës për sigurinë e burgjeve dhe mos lejimin e futjes së sendeve të ndaluara Shefat e Policive, i komandon drejtorë të këtyrë IEVP,” tha Hoxha për BIRN.
Hoxha shpjegoi se emërimi në vend të drejtorit të shkarkuar, i cili merret me anën organizative dhe menaxhimin e punës, dhe vendosjen në vend të drejtorit të shefit të policisë së burgut, i cili është përgjegjësi për sigurinë e një burgu, tregon se vendimi nuk ishte serioz.
“Ju them se shefi i policisë së burgut kontrollon si në hyrje dhe në dalje fizikisht drejtorin e vetë burgut ku ai shërben dhe se përgjegjësi për sigurinë është shefi i policisë jo drejtori,” shtoi Hoxha.
Megjithatë në daljen për shtyp Ministria e Drejtësisë këmbënguli se drejtorët ishin kapur me shkelje.
“Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda me rregulloren, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve dhe sigurisë kombëtarë. Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën dhe emërimeve politike,” tha ministrja Gjonaj. /BIRN/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38