Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në Hipoteka dhe Burgje, Gjonaj: S’është cënuar siguria, do përsërisim konkursin

Shkarkimet në Hipoteka dhe Burgje, Gjonaj: S’është

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e pyetur nga mediat në lidhje me shkarkimin e drejtorëve të burgjeve, u shpreh se nga ky veprim nuk është cënuar aspak siguria.

"Në mënyrë absolute. Para se të bënim shkarkimet kemi  bërë analiza të shumta, duke komunikuar me analistë. Janë persona të komanduar. Nuk është rrezikuar as siguria kombëtare”, u shpreh Gjonaj.

Gjonaj ka rishpallur dhe një herë vendet vakante për krerët e 35 drejtorive të Hipotekave.

“Ministria e Drejtësi ka bërë shpalljen për vendet vakante të drejtueseve të Hipotekave. Ka pasur kandidatura tepër të dobëta. 25% nuk plotësojnë as kushtet minimale. Janë shumë të dobëta dhe nuk arrijmë që të kemi profesionistë më të mirë të vendit”, tha Gjonaj. Sipas saj “na ka rezultuar që për shkak të kësaj cilësie të rishpallim dhe një herë vendet e lira vakante për drejtuesit e Hipotekave. Duke shtyrë afatin për 15 ditë. U bëj thirrje të gjithë profesionistëve që të konkurrojnë dhe të plotësojnë dokumentacionin e hapur. Ky proces do të bazohet vetëm në bazë të meritokracisë, dhe nuk do të pranohet asnjë qokë politike”, shtoi më tej Gjonaj.

 

Të fundit