Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Dritan Ginës, gazetari: Në përgjimet e Prokurorisë së Elbasanit, dy ministra të Ramës kërkojnë para për fushatën

Shkarkimi i Dritan Ginës, gazetari: Në përgjimet e

Gazetari Basir Çollaku zbulon një të dhënë interesante sa i përket dosjeve që kishte në dorë Dritan Gina si kryeprokuror i Elbasanit. Sipas Çollakut, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim për pastrim produktesh të veprës penale për një kompani fituese të një tenderi të shumëpërfolur, por në përgjime dalin edhe du ministria të qeverisë së Edi Ramës që kërkojnë para për qëllime elektorale.

Gazetari shprehet se nuk dihet se çfarë hetimesh ka kryer prokuroria për këtë rast dhe si është shprehur Gjykata Elbasanit, megjithatë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesi i ri në Elbasan dhe kryeprokurorja e përkohshme do e çojnë përpara këtë çështje.

Dritan Gina pas padisë ndaj Arta Markut: Shqipëri hesapi. Prokurorët të mos përdoren nga ‘shokët e partisë’

Reagimi:

Prokurori i Elbasanit dhe dy ministrat e qeverisë në pergjime..

Në një nga dosjet e Prokurorit, Dritan Gina, janë dy ministra të qeverisë Rama. Ata janë në një siklet serioz dhe Prokurori nuk e ka bërë ende vendimmarrjen për episodin ku shfaqen ministrat duke dhënë dhe marrë porosi ndaj subjekteve që akuzohen për një vepër penale. Dosja është dhe në Gjykatë por "nderet politike" nuk janë publikuar. Ndoshta kjo nuk është arsyeja që ka sjellë vendimin e levizjës së Prokurorit, por dyshimet janë prezent, për sa kohë ministrat në një farë mënyre janë mbrojtur deri më tani.

Më konkretisht....

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim për pastrim produktesh të vepres penale në gusht të vitit të shkuar për një kompani fituese në një tender të fortpërfolur. Nuk dihet saktësisht së çfarë veprimesh hetimore janë kryer kush është vendimmarrja e prokurorisë së Elbasanit dhe si është shprehur Gjykata e Elbasanit. Në përgjime dalin dy ministrat që kërkojnë ndere parash për qëllime elektorale...Shkresat e përgjimeve tashmë të zbardhura janë në dosje. Ndoshta prokurori zëvendësues dhe Prokurorja e Përgjithshme do ta çojnë përpara hetimin edhe për dy ministrat..

Të fundit