Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses, reagon Rama dhe bën një tjetër paralajmërim

Shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses, reagon Rama dhe bën një

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama.

Vendimi u mor sot nga KPK, me arsyetimin se gjyqtari nuk arriti të justifikojë dot me burime të ligjshme pasurinë e tij që shkonte në 480 mijë dollarë.

Sipas Ramës, shkarkimi i gjyqtarit është një nisje e mbarë e procesit të vettingut, ndërsa paralajmëron se të tjera shkarkime priten edhe në vijim, duke përdorur shprehjen e tij të famshme “s’keni parë gjë akoma”.  

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

 

Të fundit