Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Haki Çakos dhe debati me kryeministrin, flet Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për sigurinë në vend.  Më pas Xhafaj foli dhe për procesin e Vettingut dhe për shkrakimin e Haki Çakos nga detyra.

“Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha ministri Xhafaj.

Ndwrsa nw lidhje me përplasjet e tij me Ramwn ai përgjigjet se shkarkimi i Çakos erdhi si pasoj e nevojes pwr mw shumw dinamizëm.

“Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”, deklaroi ai.

Të fundit