Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Haki Çakos, Vasili: Marrëveshje horrllëku, koka e krimit është Edi Rama

I ftuar në “Fax News”, kreu i Grupit Parlamentar të LSi-së Petrit Vasili ka komentuar ne lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisës, Haki Çako.

Vasili u shpreh se kjo është një marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishën e herë pajtohen dhe sipas tij, pas largimi të Çakos nuk do të ndodh asgjë pasi koka e krimit është vetë Edi Rama.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Kjo është thjesht një marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos.

Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama.

Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi ne veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë.

Jemi njohur kudo si Kolumbia e  Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin,”- u shpreh Vasili.

 Ndërsa sa i përketë zëvendësimit të Haki çakos Petrit Vasili u shpreh se nuk ka aspak rëndësi se kush do ë jetë pasi koka e krimit është Edi Rama.

Të fundit