Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Heral Saraçit, Ngjela: Deshi të shpëtonte Adriatik Llallën nga vetting-u

Shkarkimi i Heral Saraçit, Ngjela: Deshi të shpëtonte Adriatik

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për shkarkimin e nga detyra të komisionerit publik Heral Saraçi, ndaj të cilit nisi hetim disiplinor me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas Ngjelës, Saraçi u shkarkuar sepse deshi të shpëtonte nga vetting-u ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalën. Ai thekson se pavarësisht skeptikëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit do të vijojë për shkak të rolit të ndërkombëtarëve.

Reagimi:

A e patë sesi fluturoi komisioneri abuzues Saraçi, i cili kishte nxjerrë Llallën nga procesi i vetingut?

Ja, ky është shembulli i parë që tregon se shoqëria shqiptare e ka filluar procesin e katarsisit të saj.

Por ka edhe diçka: ka qenë kërkesa e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit që e kërkoi pushimin e Saraçit, pikërisht për faktin që ky deshi të shpëtonte Adriatik Llallën nga vetingu.

Por, edhe pas kësaj, ende ka skeptikë në Shqipëri që nuk besojnë te ndërkombëtarët?

Dhe, mbas kësaj; ende ka skeptikë që nuk binden që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri monitorohet nga ndërkombëtarët?

Ska problem, skeptikët le të vijojnë dhe ca pak kohë; se kanë të drejtë ngaqë ne kemi qenë në njëqind vjet një shtet abuziv dhe kundër shqiptarëve.

Ky proces që ka filluar është katarsisi ynë që vjen pas një shekulli. Shqiptarët janë të lodhur; të rrazbitur nga dhuna që i ka dënuar me varfëri.

Varfëria shqiptare është vepër e abuzimit kryeministror njëqind vjeçar.

Prandaj katarsisi që ka filluar si proces, do t'i sjellë shqiptarët te drejtësia, ligji dhe ndëshkimi e shpronësimi i keqbërësve të tyre. Dhe kjo, sigurisht që është e lidhur edhe me fillimin e procesit për eliminimin e varfërisë së imponuar shqiptare.

Shqiptarët tani do të shohin sesi në njëzet vjet janë poshtëruar nga abuzimi antiligjor dhe sigurisht që do ta kuptojnë sak historinë e trishtë shqiptare si vepër të korrupsionit qeveritar; por edhe si luftë njëqind vjeçare për mbijetesë nga imponimi për shfarosjen e tyre në favor të pushtimit të territoteve shqiptare nga fqinjët sllavë dhe grekë.

Mbi të gjitha, angazhimi amerikan dhe perëndimor në përgjithësi; pa dyshim që ka dalë për të rivendosur të drejtat e dhunuara të shqiptarëve deri dhe me genocidin e hordhive kriminale serbe dhe greke.

Ja, edhe këtë kontekst historik të drejtash për shqiptarët e mbart me vete lufta kundër korrupsionit në Shqipërinë e sotme.

Prisni dhe shikoni!

Të fundit