Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Besim Hajdaramatajt, reagon për herë të parë Ambasada Amerikane

Shkarkimi i Besim Hajdaramatajt, reagon për herë të parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Arta Markut për të shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Beisim Hajdaramataj dhe zëvendësuar me Donika Prelën.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, ambasada thotë se mbështet një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”, shprehet ambasada e SHBA në Tiranë.

Të fundit