Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Bushatit, gazetarët e Top Channel dhe Vizion Plus: E kemi kritikuar, por nuk na ka marrë kurrë në telefon

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte një nga gjashtë ministrat e shkarkuar nga kryeministri Rama paraditen e 28 dhjetorit.

Largimi i kreut të diplomacisë shqiptare është pritur me komente të ndryshme nga gazetarët në vend. Thimi Samarxhi, që punon në Vizion Plus vlerëson kreun e diplomacisë shqiptare, teksa mes rreshtave shkruan se nuk e ka telefonuar kurrë për ta kritikuar për ndonjë lajm.

“E kam kritikuar (kam bere detyren). I kam nxjerr dokumente te klasifikuara. I kam bere meme. Kemi debatuar pafund per thelbin e lajmit, por asnjehere s'me ka telefonuar per te nderhyre ne nje lajm, sado kunder te ishte. Suksese”.

Në të njëjtën linjë eshte edhe gazetari që mbulon zhvillimet politike në Top Channel, Indrit Maraku. “Shqiptarët, kudo në rajon, edhe gjatë ‘stuhive’ të 2018 treguan se mbeten faktori më i qëndrueshëm pro-Euro Atlantik. Duke refuzuar në të njëjtën kohë që të vendosin si kolateral arritjet historike që prej rënies së perdes së hekurt”, shkruan ai në ‘Twitter’.

Në vend të Bushatit është propozuar Gent Cakaj, 28-vjeçari nga Kosova, i cili deri tani ka qenë zv/ministër. Pa ndonjë eksperiencë të qenësishme në diplomaci, Caka do jetë njeriu që do mbyll paktin detar me Greqinë dhe negociatat me BE. Megjithate, nuk perjashtohet mundesia qe kandidatura e tij te refuzohet nga Presidenti Meta, pasi Cakaj nuk zoteron ende Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP).

Të fundit