Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i drejtorit të Burgjeve për Ervis Martinajn, PD me fakte reja: Një ish-i dënuar kur ishte shef në Rinas

Shkarkimi i drejtorit të Burgjeve për Ervis Martinajn, PD me fakte

Një ditë pas shkarkimit të Enrik Sulejmanit, drejtorit të Burgjeve me pretendimin se nuk kishte zbatuar urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në atë të burgut, PD nxjerr fakte të reja për ish-drejtuesin.

Sipas deputetit të PD, Gent Strazimiri, Enrik Sulejmanit është shkarkuar për herë të dytë dhe njihet si një ish-i dënuar për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003.

Reagimi:

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?

Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

 

Të fundit