Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Fatos Lulos, KPK rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese, a marrin dot vendime 5 anëtarët e mbetur?

Shkarkimi i Fatos Lulos, KPK rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese, a

Vendimi i sotëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin Fatos Lulo ka sjellë pasoja të rënda edhe në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ai ishte anëtar.

Në këto kushte, Kushtetuesja ka dalë jashtë funksionit, pasi me largimin e Lulos, gjykata mbetet me vetëm 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ishin në total.

Pra, nuk mund të marrë asnjë vendim, pasi nuk plotësohet kuorumi i domosdoshëm për shqyrtimin dhe vendimin e një çështje të caktuar sepse për tu konsideruar një vendim i rregullt duhet të paktën 5 anëtarë pro.

 Kuvendi dhe presidenti i republikës janë ata që duhet të vihen kështu në lëvizje për zëvendësimin e anëtarëve të munguar, por edhe kjo procedurë kërkon shumë kohë sepse anëtarët nuk mund të përzgjidhen pa kaluar më parë në filtrin e vettingut dhe këshillit të emërimeve në drejtësi.

 Më pas, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

Fatos Lulo u shkarkua nga detyra me arsyetimin se nuk ka mundur të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij që kapte vlerën e 480 mijë dollarëve. Vendimi i KPK pritet të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit.

 

Të fundit