Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Lulzim Basha akuza Edi Ramës: Është fitore e krimit të organizuar; Arta Marku, kamikaze e kryeministrit

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Lulzim Basha akuza Edi Ramës: Është

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku, pas vendimit për të shkarkuar Besim Hajdarmatajn nga posti i drejtuesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Basha e ka konsideruar Markun kamikaze të Ramës, po ashtu edhe Donika Prelën, drejtuesen e re të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kryedemokrati theksoi se vendimi i Markut për të shkarkuar Hajdarmatajn vjen vetëm pak ditë pasi nga Italia dhe Greqia kanë mbërritur dokumente dhe informacione të reja për çështjen ‘Tahiri’.

Basha tha se Rama po bën gjithçka për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm nga drejtësia. Ai foli edhe për një skenar ku Tahiri arrestohet sa për sy e faqe dhe pasi janë shkatërruar provat, lihet i lirë.

Donika Prela “kap” Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 24 orë pasi i grabitën postën sekrete

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Saimir Tahiri do të heshtë, ndërkohë që Edi Rama do t’i garantojë mbrojtje. Mbrëmë Edi Rama shpalli urdhrin ndaj Prokurorisë kur deklaroi se nuk kishte prova. Sot kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme urdhëroi shkarkimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke emëruar një tjetër kamikaze.

Shkarkimi vjen vetëm pak ditë pas dokumentave nga Italia dhe Greqia. Vjen pak ditë pas Prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimir Tahirit dhe vendosi të thërrasë këtë të fundit.

Ky shkarkim vjen sot, ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Fatmir Xhafaj i jep vëllait të tij Agron Xhafaj, duke mos e arrestuar pavarësisht se është i dënuar në Itali.

Një gjë është e sigurtë, Edi Rama po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Do të mbajë përgjegjësi personale dhe penale.

Vendimi nuk është i Arta Markut, por e Edi Ramës. Donika Prela është thjesht shërbëtore si Arta Marku, që po shërben për të mbrojtur interesat kriminale të Edi Ramës.

Vendimi i sotëm i dyshes Rama-Marku është një lajm i keq për drejtësinë e reformuar që prisnin shqiptarët, është një fitore për krimin e organizuar mbi drejtësinë dhe njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Qeveria dhe prokuroria janë të kapura dhe në shërbim të interesave kriminale. Demokracia sot në Shqipëri është në mëshirë të krimit. Ky është lajmi më i zi në ditën e evropës. Reforma në drejtësi ka rënë, krimi organizuar ka triumfuar.

Katër lëvizjet e fundit të Besim Hajdarmataj; A janë këto arsyet e shkarkimit nga Arta Marku?

Kryemadhi reagon ashpër për shkarkimin e Hajdarmatajt: Arta Marku është vegël e Edi Ramës; të mos guxojë të fsheh gjurmët e krimit

Të fundit