Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Malajt, Duka: Po me Arbenin ç’patën? Vetë e kandiduan, vetë e votuan, tani e shkarkojnë

Shkarkimi i Malajt, Duka: Po me Arbenin ç’patën? Vetë e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka reagon pas kërkesës së mazhorancës së Arben Malajt, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Duka e cilëson si paradoksale dhe qesharake, pretendimin e PS se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance.

“Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?

Pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake. Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Të fundit