Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias vjen në Tiranë më 9-11 shtator, zbardhet axhenda e takimeve

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias vjen në Tiranë më

Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në datat 9-11 shtator.

Vizita e tyre vjen pasi Komisioni i Posaçëm Hetimor i drejtuar i kërkoi opinion lidhur me debatin për hetimin dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja saktësoi se një panel ekspertësh të Venecias gjatë tre ditëve qëndrimi në Tiranë do të zhvillojnë takime me faktorë politikë të mazhorancës dhe opozitës.

“Një panel ekspertësh të komisionit të Venecias që u kemi kërkuar opinion do jenë në një vizitë nga 9-11 shtator në Tiranë, sipas një axhende të koordinuar mes kuvendit dhe komisionit.

Në 10-11 do kenë takime me faktorët politikë të mazhorancës dhe opozitës në Tiranë, me kreun e kuvendit, kryeministrin, deputet e opozitës, mazhorancës, por do ketë edhe takim të veçantë me të gjithë anëtarët e komisionit hetimor në datën 11 shtator”, tha Manja.

Ky komision i ka drejtuar Venecias tetë pyetje, përpara se të votojë shkarkimin e presidentit Meta.

Në 8 pyetjet që deputetët kanë përgatitur për Venecian, së pari kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera.

8 pyetjet për Komisionin e Venecias

Roli i Presidentit në proceset  zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?

A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?

A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

Të fundit