Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias vjen të hënën në Tiranë. Cila do të jetë axhenda e takimeve gjatë qëndrimit dy ditor

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë ditën e hënë Shqipërinë, në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit për kompetencat e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjve të 30 qershorit.

Ky delegacion do të takojë disa nga autoritetet më të larta të vendit nga data 10 deri më 11 shtator. Në axhendën e delegacionit të Komisionit të Venecias vihet re që nuk janë parashikuar takime me krerët e opozitës jo-parlamentare.

Delegacioni do të takojë autoritetet e mëposhtme shqiptare:

Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit