Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë në fillim të shtatorit

Shkarkimi i Metës, Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë në

Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në datat 9-11 shtator.

Vizita e tyre vjen pasi Komisioni i Posaçëm Hetimor i drejtuar nga Ulsi Manja i kërkoi opinion lidhur me debatin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ky komision i ka drejtuar Venecias tetë pyetje, përpara se të votojë shkarkimin e presidentit Meta.

Ndërkohë, delegacioni ndërkombëtar pritet që gjatë këtyre dy ditëve të zhvillojë disa takime në presidencë, në Kuvend dhe në kryeministri.

Në 8 pyetjet që deputetët kanë përgatitur për Venecian, së pari kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera.

8 pyetjet për Komisionin e Venecias

Roli i Presidentit në proceset  zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?

A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?

A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

Të fundit