Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës si president më 17 qershor? Këto janë dy rrugët e vetme që mund të ndjek Rama

Shkarkimi i Metës si president më 17 qershor? Këto janë dy

Pas deklaratave të Gramoz Ruçit nga Fieri, për një alternativë të mundshme të shkarkimit të Metës si President, nisën të ngrihen shumë pikëpyetje dhe kjo u përforcua edhe me seancën që do të mbahet pas dy ditësh në Kuvend.

Në datën 17 qershor Kuvendi do të zhvillojë seancën e jashtëzakonshme ku në rendin e ditës është zëvendësimi i Jorida Tabakut nga komisioni 'ad hoc' për vetting-un. Pas deklaratave të Ruçit për shkarkimin e Metës si president lind pyetja nëse kjo kërkesë mund të futet në rendin e ditës. A mund të bëhet shkarkimi i Metës në seancën që do të mbahet pas dy ditësh?

Të paktën përpara dekretimit të tij si president i ri i Republikës së Shqipërisë nuk ka asnjë procedurë ligjore e cila mund të kthejë vendimin e  votimit të Ilir Metës si President.

Edhe pse Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, nuk mund të shtrohet si  kërkesë shkarkimi i Metës si president, për të vetmin fakt se ai ende nuk është dekretuar.

E vetmja gjë që palët, PS-PD, mund të bëjnë është të mos paraqiten ditën e ceremonisë së betimit në Kuvend, ose mbas dekretimit më 24 korrik, në një seancë tjetër të Kuvendit të merret vendimi për shkarkimin e  tij. Këto janë dy rrugët e vetme që Edi Rama mund të ndjekë për të zbritur ish-aleatin nga institucioni që ai vetë e ngjiti.

Gramoz Ruçi ka kërcënuar hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejt Ilir Metën se mund të behet presidenti i parë që do të provojë shkarkimin.

Duke folur nga Fieri, deputeti i PS theksoi se kërcënimet e Metës për mosdekretim të qeverisë pas zgjedhjeve janë të kota. Ruçi tha se nëse Meta ka këto mend, më mirë të mos e bëjë betimin më 24 korrik .

“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, deklaroi Ruçi. /Politiko.al

Të fundit