Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, Spiropali flet për lëvizjen e radhës në Komisionin Hetimor pas raportit të Venecias

Shkarkimi i Metës, Spiropali flet për lëvizjen e radhës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar raportin e Venecias, publikuar dy ditë më parë për presidentin Ilir Meta.

Nga Kolonja, ku ndodhet për ditën e trashëgimisë kulturore, Spiropali tha se Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që komisioni i Venecias ka përcaktuar.

"Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit te Republikës.

Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne jemi të vendosur që si maxhorancë dhe si parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend.

Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit" tha Spiropali.

E pyetur për reagimin e Metës, mbi vlerësimin e marrë këtë verë “Luanin e Venecias”, Spiropali tha : Nuk mund të bëj koment për zoologjinë, por vetëm për ligjshmërinë”.

Të fundit