Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Mustafa ultimatum Kurtit: Deri në fund të javës anulo vendimin

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Mustafa ultimatum Kurtit: Deri

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar rreth shkarkimit të Ministrit Veliu nga kryeministri Albin Kurti.

Në një reagim në rrjetet sociale Mustafa shprehet se ky shkarkim përbën shkelje të marrëveshjes së koalicionit dhe ka ardhur pa konsultim.

Po ashtu Mustafa kërkon nga Kurti që të heqë taksën deri në fund të javës.

Reagimi i plotë

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM

Të fundit