Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i mjekut Ilir Allkaj, Bardhi sulmon Ramën: Verbëri politike, ka vetëm një arsye

Shkarkimi i mjekut Ilir Allkaj, Bardhi sulmon Ramën: Verbëri politike,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook shprehet se shkarkimi i mjekut Ilir Allkaj është hakmarrje Edi Ramës.

Sipas Bardhi shkarkimi erdhi pasi mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.

Bardhi thekson se shkarkimi i tij vjen një një moment kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, dhe shton se është “papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”

Reagimi i Gazment Bardhit: 

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.

Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.

Të fundit