Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i presidenti, Bamir Topi: Cili do të jetë fati politik i Ilir Metës

Shkarkimi i presidenti, Bamir Topi: Cili do të jetë fati politik i

Ish-presidenti, Bamir Topi shprehet se kriza politike i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuesë të vitit 2018. Në emisionin ‘Open’, Topi këmbëngul se që prej asaj dite, është dëmtuar balanca e institucioneve.

“Të gjithë presidentët e tranzicionit kanë kaluar sfida. Nuk besoj se pas periudhës së presidentit Berisha, dikush të ketë kaluar në qetësi mandatin presidencial. Gjithçka që po ndodh është për shkak të asaj marrëveshje të datës 15 prill 2008. Pas 2008, institucioni i presidentit u bë më i dobët. Cilido që të jetë në presidencë nuk do të ketë iluzion se nuk është nën tutetëln e kryetarit të maxhoramncës. Kemi republikë kryeministrore, jo parlamentare. Është dëmtuar rëndë sistemi dhe balanca e institucioneve”, tha Topi.

Pyetjes se kush ka të drejtë, Rama apo Meta, Topi iu përgjigj kështu: “Këtë nuk mund ta thëm kurrë. Këto lloje konfliktesh ua besoj institucioneve, si Gjykata Kushtetuese. Nuk besoj që dikush duhet të marrë guximin nëse mazhoranca ka të drejtë apo nuk ka të drejtë”, sqaroi Topi.

Të fundit