Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i prokurorit të dosjes ‘Babalja’, reagon ish deputeti i PD: U flak pasi u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj

Shkarkimi i prokurorit të dosjes ‘Babalja’, reagon ish deputeti

Ka reaguar ish deputeti i PD, Ervin Salianji pas shkarkimit nga KPK të prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, i cili ishte edhe prokuror i dosjes ‘Babalja’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se prokurori u flak nga Rama dhe Fatmir Xhafaj, pasi u keqpërdor më parë për të shpëtuar Agron Xhafajn, vëllain e ish ministrit, për akuzën e trafikut të drogës.

“Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar  Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës  dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit  të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të  Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë!”, shkruan Salianji.

Të fundit