Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Rudina Hajdarit, Minxhozi: Eksperiment i sponsorizuar nga ndërkombëtarët, nuk krijoi autoritet

Shkarkimi i Rudina Hajdarit, Minxhozi: Eksperiment i  sponsorizuar nga

Deputetja Rudina Hajdari u shkarkua sot si kryetare e grupit parlamentar demokrat. Grupi ka kërkuar shkarkimin e Hajdarit dhe zëvendësimin e saj me deputetin Myslim Murrizi.

“Rudina Hajdari ishte një eksperiment estetikisht shumë i bukur dhe me sponsorizim të ndërkombëtarëve, por nuk arriti të këtë një zë më peshe në sallën e Kuvendit.”

Kështu deklaroi analisti Skënder Minxhozi mbrëmjen e sotme për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’.

Duke u ndalur te reforma zgjedhore, Minxhozi tha se shqiptarët nuk arrijnë të vlerësojnë votën e tyre.

“Rudina Hajdari ishte një eksperiment estetikisht shumë i bukur dhe me sponsorizim të ndërkombëtarëve, por nuk arriti të këtë një zë më peshe në sallën e Kuvendit. Por kam përshtypjen që zonja Hajdari nuk krijoi një qëndrim të rëndë, një autoritet, të qartë, një imazh që të ishte koherent dhe imponues në lartësinë e asaj sfide që mori ajo. Mendoj se ky është një proces i brendshëm reflektimi dhe një kërkesë për të gjetur koordinata të reja kur maxhoranca është e plotfuqishme. Sot shqiptarët nuk e vlerësojnë dhe nuk i japin dot vlerë votës që hedhin për shkak të sistemit. Përkthimi i votave nuk funksionin”, tha Minxhozi.

Lexo edhe: Grupi parlamentar demokrat shkarkon Rudina Hajdarin, kush i zë vendin

Të fundit