Flash News

KRYESORE

Shkarkimi si kryetar i KQZ, Biba: Nuk doja zgjedhje pa opozitën

Shkarkimi si kryetar i KQZ, Biba: Nuk doja zgjedhje pa opozitën

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, I ftuar në Tonight Ilva Tare, thotë së nuk dëshironte zgjedhje pa opozitën. Situata në të cilën ndoodhej KQZ ishte e vëshitrë sipas tij.

Më tej ai shtoi se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës cënoi karrierën e  tij nisur nga shkarkimi i tij.

Tare: U penalizove pak nga marrëveshja e 18 majit.

Biba: Në dorëheqjen time, ndonjëherë njeriu duhet të cedojë pak në atë tendencën ose udhëtimin e tij të karrierës për qëllime më të mëdha sesa karriera e tij e vogël ose interesat e tij të vogla personale. Në këtë aspekt, pa rënë në ato klishetë ‘fitoi atdheu’, mjafton që ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’, natyrisht që karriera ime mori një lloj cënimi. Por jam fare i lirë në këtë pikë, kështu që nuk kam ndonjë shqetësim. Nga ana tjetër pati produktet pozitive.

Tare: Procesi i përmirësua?

Biba: Në gjykimin tim absolutisht po. Të gjithë jemi dakord që marrëveshja politike solli një fushatë shumë më të qetë, besoj edhe më pak të kushtueshme sesa të gjithë fushatat e tjera. Relativisht rezultati është i pakontestuar nga pothuajse të gjithë aktorët kryesorë, që nuk ka ndodhur. Në prag të rezultateve paraprake të gjitha palët dilnin dhe thoshin ne fituam. Përveç teknikave për të motivuar numëruesit, por këtë radhë as kjo nuk ndodhi.

Të fundit