Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i zv/ministrit Marko, Ylli Manjani: Rama ka konsumuar një krye-vepër penale

Shkarkimi i zv/ministrit Marko, Ylli Manjani: Rama ka konsumuar një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se kryeministri Edi Rama me shkarkimin e Ilir Markos ka konsumuar një krye-vepër penale.

Sipas Manjanit, zv/ministri emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministriave dhe jo kryeministri.

“Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri! E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një krye-vepër penale”, shkruan Manjani.

Marko u shkarkua nga posti vetëm pak minuta pasi kishte replikuar ashpër me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të fundit