Flash News

KRYESORE

A do shkarkohet Besim Hajdarmataj? Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu: Arta Marku nuk do e marrë këtë kosto

A do shkarkohet Besim Hajdarmataj? Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu: Arta Marku nuk

Ditën e djeshme u raportua se kryeprokurorja përkohshme, Arta Marku është pranë shkarkimit të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Largimi i Hajdarmatajt pritet të kryhet në kuadër të spastrimit që Marku ka nisur në institucionin e Prokurorisë, megjithatë, të shumtë janë skeptikët për një lëvizje të tillë.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi dje në ‘Opinion’ se Marku nuk do e marrë përsipër një kosto të tillë, pasi largimi i Hajdarmatajt nuk do të ndryshonte gjë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shkak se ky institucion ka një mënyrë tjetër të të funksionuarit.

“Prokurorja e re e Përkohshme nuk ka nevojë për mendimin tim dhe nuk besoj se do marrë kosto për lëvizjen e prokurorit për Krime të Rënda”, tha Hoxha.

Ky qëndrim i Hoxhës u mbështet edhe nga moderatori Blendi Fevziu, i cili u shpreh: “Edhe mua më duket e vështirë.”

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që kërkoi pak muaj më parë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të fundit