Flash News

KRYESORE

Shkarkohet Dhimitri, ky është deputeti që pritet të votohet nesër në krye të Komisionit të Edukimit

Fatjona Dhimitri nuk do të drejtojë më Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe në vend të saj do të vijë një tjetër deputet i opozitës parlamentare, Ramazan Gjuzi.

Me propozim të kryetarit të grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, Kuvendi ka miratuar këtë ndryshim që pritet të votohet nesër në parlament.

“Referuar ne nenin 21 te Rregullores se Kuvendit te Shqipërisë "Perbërja e komisioneve te      përhershme dhe e nenkomisioneve te Kuvendit", me lejoni t'iu shpreh kërkesën time si Kryetari i Grupit Parlamentar te Deputeteve "Demokraci dhe Drejtesi" per caktimin si Kryetar i Komisionit te Përhershëm te Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zotin Ramazan Gjuzi”, thuhet në kërkesën e drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se imazhi i deputetit Gjuzi u kthye së fundmi në virale kur në media qarkulluan pamjet duke futur gishtat në hundë gjatë kohës së ishte pjesë e mbledhjeve online në komisionet parlamentare të zhvilluara gjatë pandemisë.

 

Të fundit