Flash News

KRYESORE

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, shkeljet që u konstatuan

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, shkeljet që u

Shkarkohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Musta.

Lajmi u bë publik nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për mediat tha se u shkarkuan edhe dy vartësit e tij.

“Janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë, përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë, si dhe për specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë.

Janë rekomanduar këto masa pasi është konstatuar se nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjor për një objekt shtesë pa leje në objekt ekzistues.

Saktësisht nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar shtesë në një objekt ekzistues, duke cenuar vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës”, deklaroi ministrja.

Gjithashtu, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar edhe 24 masa disiplinore për drejtues dhe inspektorë të kësaj drejtorie.

Të fundit