Flash News

KRYESORE

Shkarkohet drejtori i institucionit më me peshë për financimin në mjekësi, një grua në krye të Fondit

Shkarkohet drejtori i institucionit më me peshë për financimin

Është shkarkuar nga detyra drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në faqen publike të institucionit, bëhet me dije se Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, miratoi emërimin e Anila Denaj në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.

“Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.16, datë 13.09.2018 miratoi emërimin e Znj. Anila Denaj në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në faqen e Fonit të Sigurimit t Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në njoftimin në fjalë, nuk ka një vnedim që njofton shkarkimin e Eduard Ahmetaj, por bëhet e ditur vetëm emërimi i drejtuesit të ri.

Anila Denaj ka qenë anëtare e Këshillit Administrativ të Fondit.

Të fundit