Flash News

KRYESORE

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak Ervis Martinaj

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak Ervis Martinaj

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani.

Sipas News 24, shkak është bërë hezitimi për zbatimin e urdhrit të ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se vendimi i marrë nga ministria e Drejtesisë është bërë pas episodit të mbrëmshëm me Martinajn. Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe u kundërshtua nga mjekët e spitalit privat ku ndodhej i plagosuri.

Gjykata ka vendosur masen e arrestimit me 30 ditë burg për Ervis Martinajn. Ai u plagos mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.

Të fundit