Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca

Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndeça. Sipas KPK-së, Ndreca nuk ka deklaruar disa pasuri të luajtshme, si edhe nuk justifikon një shumë kursimesh prej 1.5 milionë lekësh.

Gjithashtu, KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij.

Ndreca është justifikuar se nuk kishte dijeni se arrestimi me sasi të vogël kanabisi e fut një individ në botën e krimit të organizuar.

Të fundit