Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të pasurisë

Shkarkohet nga detyra Anëtari i Këshillit të Lartë të

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentian Osmani, u shkarkua nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi largimin e prokurorit, i cili e kishte kaluar procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e më pas trupi gjykues i kryesuar nga Natasha Mulaj dhe me anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz vendosën ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të Osmanit. Sipas kësaj strukture, Osmani nuk justifikon pasurinë në zotërim.

Në seancën e kaluar, Osmani kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, bazuar në të gjitha provat e depozituara prej tij gjatë procesit gjyqësor dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK. Osmani është prokurori që ka hetuar dosjen e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, që, nuk arriti të justifikojë shpenzimet dhe kursimet për vitet 2011-2013, pritet të krijojë një “ngërç” edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Tani KLP-ja mbetet me 10 anëtarë dhe në këto kushte, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të bëjë edhe njëherë thirrjen e prokurorëve, për gjetjen e pasuesit të Osmanit e në KLP.

Të fundit