Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Doganave, qeveria e zëvendëson me ish-ambasadorin e dorëhequr të Turqisë

Shkarkohet nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Doganave, qeveria e

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Bardhi u shkarkua me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe dhe u zëvendësua me Genti Gazhelin.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur.

Ai ka shërbyer më herët si Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe më pas, u dërgua nga qeveria ambasador në Turqi.

Gazheli tha dorëheqjen nga ky post në nëntor të vitit 2019, pak ditë pasi emisioni investigativ italian Le Iene, publikoi një telefonatë me të, ku ambasadori shfaqtë neglizhencë për të ndihmuar Alvin Berishën, 11-vjeçarin shqiptar që kishte ngecur në kampin Al Hol në Turqi.

Pas rikthimit në atdhe, Gent Gazheli mori sërish besimin e kryeministrit për një post me rëndësi, sic është drejtimi i doganave.

Të fundit