Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra Monika Lubonja, Prokuroria nis hetimet për ‘shpërdorim detyre’

Shkarkohet nga detyra Monika Lubonja, Prokuroria nis hetimet për

Pak ditë pas publikimit të rasteve të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tender për kupat e 70 vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga Monika Lubonja, kjo e fundit është shkarkuar nga detyra si drejtoreshë në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet menjëherë ndaj Lubonjës nën akuzën e keqmenaxhimit, abuzimit me fondet dhe shpërdorimin e detyrës nga ish-aktorja.

Ndërkohë, ministria e Kulturës ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftimin për vend të lirë pune në këtë pozicion, bashkë me kriteret përkatëse.

“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor në  Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë - Kategoria e pagës II-b”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Kriteret

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Objektiva Artistikë

Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave për “Teatrin e Kukullave”

Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit

Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë te kalendarit kulturor të institucionit

Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje te artistëve të vegjël por edhe duke sjelle regjisorë të huaj në shkëmbim të përvojave të teatrit të kukullave

Objektiva të Politikës Edukative dhe Kulturore

Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve qe nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”;

Të krijojë lidhje me qeverisjet vendore, me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;

Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;

Të ndërtojë programe të “Edukimit Përmes Kulturës” me aktivitete mabrëkombëtare, festivale dhe të tjera veprimtari gjithëpërfshirëse.

 

 

Të fundit