Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës

Është shkarkuar nga detyra Paulin Çupi, i cili për disa vitesh ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. A2 bën të ditur se arsyeja e largimit të Çupit lidhej  me betejën ndaj kanabisit.

Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.

Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.

Të fundit