Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra shefi i Policisë së Burgut të Peqinit; kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra shefi i Policisë së Burgut të Peqinit; kush

Është shkarkuar nga detyra shefi i policisë së burgut të Peqinit, kryekomisar Besnik Kaptelli.

Lajmin e ka bërë të ditur “Ora News”, e cila raporton se burimet bëjnë me dije se Kaptelli është shkarkuar si i papërshtatshëm në sistemin e burgjeve për shkak të dhënies se një leje shpërblyese një të dënuari me probleme.

Në vend të tij, është emëruar Kryekomisar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e Specialistit të Policisë në Sektorin e burgim/paraburgimit.

Të fundit