Flash News

KRYESORE

Shkarkohet shefi i RENEA-s; xhaxhai i Oresti Sotës që u kap me 860 mijë euro dhe patentat e Tahirit

Shkarkohet shefi i RENEA-s; xhaxhai i Oresti Sotës që u kap me 860

Është shkarkuar sot shefi i forcave speciale të Policisë RENEA, Vasillaq Sota. Mësohet se në vendin e tij është emëruar shefi i FNSH-së, Lorenc Shehu, teksa nuk dihen ende motive e këtij ndryshimi.

Kujtojmë së ai është xhaxhai i Oresti Sotas, i cili në nëntor u kap në flagrancë nga policia teksa transportonte 860 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“S’mund të merremi akoma me histori persekutimi se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë gradën në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”, është shprehur Sota lidhur me këtë çësthje.

Sota u emërua në këtë pozicion në qershor të vitit 2017, kur zëvëndësoi Sokol Poçarin.

Të fundit