Flash News

KRYESORE

Shkarkohet zyrtarisht pas disa orësh, firma e fundit që hodhi Mirela Kumbaro si ministre

Mirela Kumbaro bën publike se ku e hodhi firmën e fundit si ministre e Kulturës, pak orë para se të shkarkohet zyrtarisht në Kuvend.

Sot në orën 17.00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur prej kryeministrit Edi Rama, ku do të zyrtarizohen edhe ndryshimet në qeveri.

Kumbaro tregon në një postim në ‘Facebook’ se firmën e fundit si ministre e hodhi për krijimin e Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin.

“Krenare që sot hedh firmën e fundit si Ministër i Kulturës në kurorëzimin e një pune 2-vjeçare:

Krijohet Qendra Kombëtare për Librin e Leximin.

Shqipëria, njësoj si Franca, Italia dhe jo vetëm, do të ketë një institucion të dedikuar për politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarisë, Edukimit përmes Emancipimit të Mendjes!”, shkruan Kumbaro.

Të fundit